Ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare, aktorja Eunice Gayson.
Ajo njihet për rolin e saj si “Bond girl”, duke u paraqitur si Sylvia Trench në debutimin e 007 – Dr. No më 1962, shkruan BBC
Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli, prodhuesit e serialit Bond, përmes një deklarate shprehën ngushëllimin për humbjen e aktores.
“Ne jemi shumë të trishtuar pasi mësuam se Eunice Gayson, e para “Bond girl”, e cila luajti Sylvia Tench ka vdekur.”, thuhet në deklaratën e tyre.
Përveç rolit tek filmat Bond, ajo u shfaq edhe në disa seri televizive siç janë “The Saint” dhe “The Avengers”./arbresh.info/

Ministrat e Jashtëm të NATO-s përfundojnë samitin dy ditor n...
Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së, Sali Berisha në garë i v...
Pensionohet Podolski, kampioni i botës
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...