Një tjetër çift i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova ka marrë fund.
Diana dhe Arioni, dy ish-banorët e këtij edicioni, kanë vendosur të ndahen pas një periudhe të shkurtër bashkë.
Lajmi u raportua nga Prive, duke bërë të ditur se dyshja ka kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre, e cila përfundimisht ka çuar në ndarje.
Një tjetër sinjal që ka konfirmuar përfundimin e lidhjes së tyre është mungesa e fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale.
Diana dhe Arioni kanë fshirë çdo postim të mëparshëm si çift dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke i dhënë fund edhe virtualisht marrëdhënies së tyre.
Megjithëse lidhja e tyre vazhdoi për pak kohë edhe pas daljes nga shtëpia, me ulje dhe ngritje, duket se ata kanë arritur në përfundimin se janë më mirë pa njëri-tjetrin.
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...