Mozzik është në përgatitje të realizimit më të ri muzikor, të cilin do ta sjellë të kompletuar me videoklip.
Reperi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kënga e re do të titullohet “Fatkeqësi”.
Po ashtu, ai e ka bërë të ditur edhe datën dhe kohën e publikimit të videoklipit të ri që do të lansohet më 2 mars në ora 23:59.
E veçanta e këtij paralajmërimi është se në videon e shpërndarë nga Mozzik ndodhet edhe pjesëmarrësja e popullarizuar e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes, shkruan telegrafi.
https://www.tiktok.com/@realmozzik/video/7203412575227333894?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7137561989572756997
Bukuroshja e ka shpërndarë videon edhe në profilin e saj në Instagram, ndërsa në prapavijë dëgjohet kënga e re e Gramoz Aliut.
Po ashtu, në InstaStory ka publikuar imazhe me lokacion në Prishtinë nga përgatitjet e saj.

Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi