“Nuk është çështje moshe, është çështje energjish. Trupi mund të plaket, por shpirti rinohet”. Kështu do të shprehej Monica Bellucci para pak kohësh në një intervistë ekskluzive për ‘’Vanity Fair Italia”.
Aktorja e mirënjohur, e cila ka luajtur në një sërë filmash ku ndër më kryesorët përmendim atë të vitit 2000 ‘’Malena” me regji te Giuseppe Tornatores, ka shkëlqyer ditën e sotme gjatë marrjes së çmimit ‘’Virna Lissi Awards” në Romë.
E veshur me një fustan të zi me pika, 53-vjeçarja është shfaqur më sharmante se kurrë duke sfiduar më së miri vitet që mban mbi shpatulla, të cilët duket të kenë lënë shenjat e tyre në rrudhat rreth syve, por që e bëjnë Belluccin më të bukur se kurrë. Një shembull i vërtetë i bukurisë natyrale, larg bisturive e trajtimeve që tashmë kanë shformuar linjat e vërteta të fytyrës dhe po prodhojnë dita-ditës kopje të shëmtuara, manekinë pa identitet. Por, Bellucci ka ditur të ruajë dhe t’i japë një tjetër dimension bukurisë mesdhetare.

Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...