Pas gati dy javësh çështje shëndetësore, Heidi Klum, ka zbuluar se ajo nuk është e prekur me virusin COVID-19.
Modelja 46-vjeçare më në fund ka bërë testin rreth coronavirusit pasi kishte simptoma të tilla si ‘ethe’.
Në një postim të së martës në Instagram, ylli amerikan tregoi se arriti të testohej dhe rezultatet ishin negative.
“Dita e 14 e të qëndruarit në shtëpi, Covid-19, negative”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë së ndarë me ndjekësit.
Postimi përmbante gjithashtu një fotografi të Klum, e shtrirë duke shijuar ca rreze dielli.
Heidi thuhet se u largua nga grupi i “America’s Got Talent” pasi u sëmur herët në ditën e 10 marsit.
View this post on Instagram
Disa ditë më vonë, Klum tha në Instagram se përveç ‘etheve’, ajo po përjetonte të dridhura dhe kollitje, por pavarësisht se kërkoi ndihmë nga dy mjekë, nuk mund të testohej për coronavirus.
“Qëndroni të gjithë të sigurt”, ka thënë ajo në video. “Qëndro në shtëpi nëse nuk ndjehesh mirë”. /Telegrafi/

Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë