Në eventin “Miss Freedom of the World” që u mbajt në Kosovë, ishin përfaqësuese të 21 shteteve nga e gjithë bota, teksa pjesëmarrëse ishte edhe Miss Serbia, Irina Jovanka.
Ajo që ra në sy ishte se Irina nuk hezitoi të bënte simbolin e shqiponjës dhe të provonte të fliste gjuhën shqipe, shkruan Indeksonline.
Teksa ajo pati fjalë shumë të mira për shqiptarët duke i cilësuar ata si njerëz me vlera të larta.
Ajo së fundmi është paraqitur përkrah një polici të Kosovës ku ka pasë fjalë shumë të mira për të.

“Kaq polic miqësor! Asnjëherë nuk kam takuar dikë të tillë në Ballkan”, ka shkruar ndër të tjera ajo shoqëruar me një fotografi së bashku.
Kujtojmë që Irina njihet si fanse e muzikës shqipe, madje ajo është parë shpesh herë duke pozuar përkrah këngëtarëve shqiptarë nëpër vende të ndryshme.
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...