Fotot e fundit në rrjetet sociale janë nga kjo verë, kur së bashku pushonin në det dhe plazhet italiane, më të dashuruar se asnjëherë tjetër.
Por tani gjithçka ka përfunduar dhe zërat i ka konfirmuar vetë Elisa Isoardi, e cila shkruan në Instagram se me zv.kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvinin, ka përfunduar: “Me një respekt të madh dhe dashuri të vërtetë që ka ekzistuar. Faleminderit Matteo”.
Ajo poston një foto të nxehtë nga dhoma e gjumit: të dy të qeshur në krevat, por komenton: “Nuk është ajo që kemi dhënë për t’i munguar njëri-tjetrit, por ajo që duhej të kishim dhënë akoma”, – shkruan ajo, duke cituar Gio Evan (siç ka bërë edhe në postime të tjera).
Dhe kështu për prezantuesen italiane dhe politikanin “rebel”, është koha për të kthyer faqe, pasi historia e dashurisë duket se ka mbërritur vërtete në fund.
Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...
Hoti: Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti...
S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi...
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...