Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus së fundmi bëri rikthimin me këngën e re “Midnight Sky”, për të cilën konfirmoi se është pjesë e albumit të ri.
E gjatë kësaj jave, artistja ka treguar se është duke punuar në kopertinën e albumit të saj të ri “Plastic Hearts”, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
Përmes një postimi në Instagram, Miley e konfirmoi edhe datën e publikimit të albumit që do të bëhet me 27 nëntor të këtij viti.
“Fillova në këtë album rreth dy vite më parë. Pata shumë çka të shfaq. Jo vetëm këngët, por gjithë jetën time”, është shprehur Miley.
Kujtojmë se, Cyrus gjithashtu kohët e fundit u shfaq në The Tonight Show Starring me Jimmy Fallon, duke ndarë një tjetër performancë të mahnitshme të “Midnight Sky”. /arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK