Miley dhe Dua duket se i kanë bashkuar idetë për projektin e radhës.
Dy emrat e njohur, Miley Cyrus dhe Dua Lipa, duket se së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim, shkruan lajmi.net.
Kështu të paktën na lanë të kuptohet me publikimin e disa fotografive në rrjete sociale.
Miley Cyrus është duke e sjellë albumin e saj të shtatë.
Këngëtarja amerikane e ka publikuar një fotografi të sajën nga studioja, në të cilën ka pozuar së bashku me Dua Lipën dhe Watt. Ajo i ka ngacmuar akoma më shumë fansat e saj me përshkrimin: “Dua e ka dëgjuar atë që ju nuk e keni dëgjuar…”. Admiruesit e muzikës së saj menjëherë kanë nisur të spekulojnë se është fjalë për ndonjë bashkëpunim me këngëtaren e famshme shqiptare.
Nga ana tjetër, edhe Dua ka publikuar fotografi të tyre të përbashkëta me përshkrimin “bromance” (që i referohet raporteve të afërta me dikë).
https://www.instagram.com/p/CDhBVuXJ95e/?utm_source=ig_embed
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella