Artisti Big Basta i është bashkuar edicionit të dytë të spektaklit të njohur, Ferma VIP.
Përveç hyrjes në një format të tillë, ai këto ditë ka qenë i komentuar tejet shumë për jetën private.
Kjo pasi po raportohet për një krizë në martesën me Vesa Lumën, me të cilën është bashkë prej shumë vitesh.
Këngëtarja e njohur nuk ka bërë asnjë postim për të, e madje edhe në hyrje ai përshëndeti vetëm djalin e tyre, nuk përmendi fare emrin e Vesës.
Sidoqoftë, në një bisedë së fundmi me konkurrenten Silvanën, ia bëri me dije se nuk ka hyrë për të rënë në dashuri me askënd.
Mes bisedës, Big Basta tha se është shumë i dashuruar në Vesën, gjë që mori vëmendje në rrjete sociale.
“Nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare çka flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël”, u shpreh ai.
@fermavip.vizionplusDo bije në dashuri?/ Big Basta-Silvanës: Jam shumë i dashuruar me Vesën #vizionplustv #tringtv #fermavip #fermavip2 #bigbasta #silvanabushati
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...