Meghan Markle, është ndjerë “e pambrojtur” nga familja mbretërore pas gjithë çfarë tabloidët britanikë kanë shkruar rreth saj gjatë kohës që ishte shtatzënë.
Një detaj i tillë ka dalë nga gjykata ku po shqyrtohen akuzat e saj kundër portaleve Mail on Sunday dhe Mail Online. Sipas avokatëve mbrojtës, Meghan është bërë “subjekt i një numri të madh artikujsh të rremë tabloidësh që i kanë shkaktuar shumë stres dhe dëme në shëndetin mendor”.
“Duke qenë se shokët e saj s’e kishin parë kurrë në këtë gjendje, me të drejtë ishin të shqetësuar për mirëqënien e saj, veçanërisht gjatë kohës që ishte shtatzënë, e pambrojtur nga institucionet dhe e ndaluar për të mbrojtur vetë veten.” Meghan ka akuzuar tabloidet për keqpërdorim të informacioneve private dhe publikimin e tyre pa miratimin e saj./lapsi.al/

Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...