Aktorja e suksesshme e Hollywood, Penelope Cruz ka zbuluar personin që i ndryshoi jetën. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, aktorja spanjolle ka publikuar një fotografi me Misionaren me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, transmeton OraNews.
“Kujtimi i kësaj gruaje të pabesueshme dhe koha që kalova me të. Me të vërtetë ndryshoi jetën time. Gjithmonë në zemrën time” shkruan 45 vjeçarja.
Fotografia besohet të jetë shkrepur rreth viteve 1990, periudhë në të cilën Penelope ka shërbyer në Kalkutë, ku është kujdesur për të varfërit dhe të sëmurët atje, së bashku me Nënë Terezën.
Kujtojmë që Nënë Tereza është një ndër figurat më të shquara botërore me origjinë shqiptare.


Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...