Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, i është rikthyer muzikës pas një pauze relativisht të gjatë.
Zhvillimet në jetën private e kishin lënë prej kohësh pak anash këngëtaren nga karriera e saj, por mbrëmjen e së premtes ajo shënoi rikthimin e saj në skenë e një projekt të ri muzikor.
“Kthehna” mban titullin kënga e saj e re, e cila është pop dhe R&B, dhe vjen në bashkëpunim me artistin e ri The Victor.

Kënga është punuar nga producenti Big Bang Beats në studion RedBox Entertainment, gjersa për tekstin janë kujdesur Albanor, Tonic, The Victor dhe Tuna.
“Kthehna” është vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë, i cili është realizuar nga produksioni kosovar, Imagine Films.
Me këtë rikthim, Tuna pritet që të vazhdojë fuqishëm në publikimin edhe të këngëve të tjera, duke plotësuar dëshirën e fansave të saj në pritje. /Telegrafi/
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...