Mbesa e ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, është vendosur shpesh në qendër të vëmendjes për pozat e saj topless të publikuara në revista të njohura apo në rrjete sociale.
Beniada Nishani Jakic, e rritur në Itali që prej vogëlisë, ka tërhequr vëmendjen si fillim kur mori pjesë në emisionin “Le Iene”, pasi kishte studiuar për aktrim por pa lënë mënjanë as modelingun që, mesa duket, po kthehet në profesion të dorës së parë për të.
Së fundmi, Beniada ka hedhur në Instagram një fotografi ku duket nudo, ndërsa shkruan në profil se ka punuar edhe për revistën “Playboy” në Portugali.
Në fotografi ajo duket me forma perfekte ndërsa qëndron në rërë buzë detit.
“Doja të bëja tag ndonjë bikini, por do të jetë në postimin e radhës”,- shkruan ajo.
Fotografia është bërë objekt diskutimi i fansave, ndërsa pritet puna e radhës e modeles që tashmë duket se do të thyejë çdo barrierë të mundshme. /Blitz.al




Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...