Sot është martuar Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur shqiptare, Shkurte Fejza.
Lajmi është bërë i ditur nga politikani Ramush Haradinaj në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.
Ai ka publikuar disa fotografi në Facebook, përmes të cilave ka sjell pamje nga ceremonia ku shfaqet krah bashkëshortes, Anita Muçaj – Haradinaj.
Në dasmën e djalit të Shkurtes i pranishëm duket se është edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha.
“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën”, ka shkruar Haradinaj.
“Uroj shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët”, vazhdoi ai.
Shkurte Fejza dhe Hajrushi theksojmë që kanë bashkë katër fëmijë: Arbërin, Gresën, Besianën dhe Agnesën./arbresh.info/
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...