Që kur është bërë nënë një pjesë e mirë e postimeve të Marina Vjollcës në Instagram i dedikohet vajzës së saj dhe Getoar Selimit, Marget.
Moderatorja ndan shpesh foto të ëmbla me të bijën, por deri tani nuk ia kishte zbuluar portretin.
Sigurisht ajo është ende e vogël dhe për këtë arsye duket se Marina ka zgjedhur mos ta ekspozojë shumë.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka bërë një përjashtim, duke na zbuluar pak nga portreti i Marget.
Marina ka publikuar në Instastory një bisedë në Whatsapp nga grupi i familjes. Por, në ‘wallpaper-in’ e saj gjendet fotoja e Marget.
Sigurisht nuk besojmë se ky detaji i ka shpëtuar Marinës e cila ka parë këtë moment si të duhurin për ta bërë këtë gjë. Fotoja duket të jetë nga muaj më përpara, kur Marget ishte ende shumë e vogël./ak

Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit