Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Kastriot Rexha i njohur me emrin artistik Majk, javë më parë anuloi një nga mbrëmjet e tij muzikore në Tetovë.
Kjo për shkak se ai u solidarizua me viktimat e prekur nga tërmetit i 26 nëntorit në Shqipëri, që shkaktoi dhjetëra të vdekur, qindra të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.Njëherësh, ai u premtoi fansave rikthimin në një ditë tjetër dhe se biletat e blera do jenë valide edhe për koncertin e radhës.
Dhe duket se reperi shqiptar e ka mbajtur premtimin, pasi në datën 17 dhjetor do të performojë në Tetovë bashkë me DJ Eroll dhe DJ Nikk.
Siç ka deklaruar Majk, një pjesë e të hyrave të këtij koncerti i ka dhuruar për familjet në nevojë pas tragjedisë në shtetin amë.

Majk po ashtu pritet të interpretojë disa nga hitet më të mëdha të tij ndërkohë që numëron fansa të shumtë edhe në Maqedoni.
Përkundër viteve në skenë, i njëjti vazhdon të jetë ndër reperët më të kërkuar në estradë dhe shumë i pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...