Trajneri portugez José Mourinho mund të jetë shumë pranë një rikthimi sensacional te Real Madrid, sipas raportimeve të fundit.
Fabrizio Romano ka bërë të ditur se “Los Blancos” janë të informuar për një klauzolë largimi në kontratën e Mourinhos me Benfica, e cila kap vlerën prej rreth 6 milionë euro bruto, shkruan Arbresh.info.
Sipas këtyre informacioneve, kjo klauzolë mund të aktivizohet në çdo moment, por vetëm deri në ditët e fundit të muajit maj.
Kjo e bën situatën urgjente për të gjitha palët e përfshira. Nga ana tjetër, Benfica dëshiron që Mourinho të qëndrojë dhe të vazhdojë projektin afatgjatë me klubin portugez, por gjithçka mbetet pezull në pritje të vendimit final nga madrilenët.
Sipas Romanos vendimi përfundimtar do të merret personalisht nga presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez.
Ndërkohë, Mourinho raportohet se është në pritje të këtij vendimi dhe është i gatshëm të thotë “po” menjëherë nëse Real Madrid vendos ta rikthejë në stolin e tyre.
Zhvillimet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit portugez, me një rikthim të mundshëm në “Santiago Bernabéu” që do të ishte një nga lajmet më të bujshme të merkatos.
Kujtojmë se për Real Madridin, ky do të jetë sezoni i dytë pa ndonjë trofe madhor./Arbresh.info
View this post on Instagram
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...