Madonna rrëfen për varfërinë: Nuk kisha para të blej fustan, u mësova ta qep vet

11:46 | 31 Janar 2019

Sot është shumë e pasur por të kaluarën Madonna e ka pasur të trishtë.

Këngëtarja Madonna gëzon një pasuri prej 590 milionë dollarësh dhe nuk e ka aspak problem të tregoj se e kaluara e saj ka qenë në varfëri, shkruan lajmi.net.

Ajo nëpërmjet një postimi në Instagram, imazh në të cilin shihet me motrën e saj, ka treguar se nuk kanë pasur para për të blerë fustane të reja në dyqan, mirëpo në anën tjetër kësaj në njëfarë mënyre tregon se ia ka parë hajrin pasi është mësuar t’i qepë vet.

“Motra ime Paula dhe unë në ditën e diplomimit në shkollë të mesme! I qepëm vetë fustanet nga skicat e Butterick. Më vinte kaq turp që nuk kishim mundësi të blinim fustane në dyqane. Nga ana tjetër, më vjen mirë që mësova si të qep me makinë qepëse. Vini re: As dekolte, as gjunjë të ekspozuar!! Babi Ciccone ishte shumë strikt!”, ka shkruar Madonna në krah të postimit.

Madonna më herët ka treguar se gjatë kohës sa ishte në shkollë ka pozuar nudo dhe me paratë e fituara e ka paguar qiranë e banesës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara