Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, këngëtari Luiz Ejlli dhe reperi Ledri Vula, kanë ndezur kuriozitetin e fansave pasi kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa imazhe ku shfaqen së bashku brenda një studio muzikore.
Në videon e publikuar, duket se dyshja ka qenë në një sesion të përbashkët punues, dhe ky detaj ka nxitur spekulime nëse kjo është fillimi i një projekti të ri muzikor të përbashkët.
Duke marrë parasysh suksesin e tyre individual dhe popullaritetin e madh që kanë secili në skenën muzikore, kombinimi i potencialit të tyre artistik pritet të rezultojë në një krijimtari që do të kënaqë pritjet e larta të publikut.
Ndërkohë, është vërtetuar se Luiz Ejlli tashmë është pjesë e “SBS Music”, një e cila operon në Kosovë. /Telegrafi/

Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin