Tensioni midis kunatave mbretërore, Kate Middleton dhe Meghan Markle nuk duket të zbehet, aq shumë sa që burrat dhe princat e tyre, William dhe Harry, ndajnë personelin e tyre.
Siç raportohet nga mediat britanike, në fakt, në javët e ardhshme, stafi i përbashkët do të ndahet për të përmbushur më mirë nevojat e ndryshme të dy kunatave dhe për të shmangur grindjet e pakëndshme në familje.
Meghan dhe Kate do të jenë në gjendje të japin urdhra dhe direktiva pa frikë nga ndërhyrjet e njëra-tjetrës. Tabloidët britanikë drejtojnë gishtin tek gruaja e Harry-t, e cila e ka vështirësuar punën bashkëpunëtorëve të saj gjatë muajve të fundit.
Pallati ka provuar në çdo mënyrë që të përmbajë polemikat brenda familjes, por këshillat e ndihmësve shpesh bien në boshllëk dhe krijojnë frustrime mes anëtarëve të stafit. Një karakteristikë aspak e lehtë për t’u menaxhuar, e cila do të kishte fituar titullin e paharrueshme të “dukeshës së vështirë”. Lindja e fëmijës së parë a do të sjellë paqe në familje?/gsh/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...