Ylli i muzikës latine, Jay Santos, momentalisht po qëndron në Tiranë.
Këtë e ka zbuluar vetë artisti në rrjeteve sociale, përmes postimeve të shumta nga kryeqyteti shqiptar, shkruan GazetaExpress.
Ardhja e tij duket të ketë një arsye, pasi në njërën nga publikimet e tij shfaqet Luana Vjollca dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë, Arbër Bytyqi.
Sa i përket arsyes së takimit nuk është zbuluar asgjë nga artisti e as nga Luana por kanë qenë fansat e shumtë të bukuroshes shqiptare që kanë aluduar për një bashkëpunim muzikor mes tyre.
Nëse kjo realizohet, do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm për Luanën, e cila sapo ka bërë një vit nga bashkëpunimi tjetër ndërkombëtar me artistin Faydee.
Artistja seksi ka kohë që ka paralajmëruar projekt të ri dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë pikërisht për këtë bashkëpunim.
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë