Një moment dramatik ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Livia ka përjetuar një atak paniku pas një debati të ashpër me Vserlon.
Gjithçka nisi kur tensionet mes tyre u rritën ndjeshëm, ndërsa Vserlo vazhdoi ta ndiqte atë edhe pasi ajo kërkoi të largohej nga situata. Në një moment të tensionuar, Livia shpërtheu me të bërtitura, duke thënë: “Mu hiq, se po përjetoj një atak panik!”
Banorët reaguan menjëherë për ta ndihmuar, duke u mobilizuar rreth saj për ta qetësuar dhe për të përmirësuar gjendjen e saj shëndetësore.
Gjesti, Laerti dhe Tiri ndërhynë, duke i kërkuar me ngulm Vserlos që të ndalonte debatin dhe t’i jepte asaj hapësirë për të marrë veten. Megjithatë, pavarësisht këtyre thirrjeve, ai vazhdoi të argumentonte, duke rritur edhe më shumë tensionin.
Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, me ndjekësit e reality show-t që kanë shprehur shqetësimin e tyre në rrjetet sociale.
Nuk dihet ende nëse Big Brother do të marrë masa ndaj Vserlos për këtë sjellje, por situata ka lënë gjurmë të forta te banorët dhe publiku./telegrafi
qka tbon nominimi #bbvipal4 #bbvipal pic.twitter.com/ZrL6tznQor
— bregadella (@frescobars05) February 19, 2025
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail