Libri i shumëpritur me kujtime i Princit Harry duket se më në fund ka një datë publikimi.
“Pas muajsh spekulimesh të furishme, libri ka një datë botimi: 10 janar 2023, sipas drejtuesve të industrisë”, pohoi New York Times.
Mediat raportuan më parë se Harry ishte i dëshpëruar për të rishkruar librin – që fillimisht ishte planifikuar të dilte këtë nëntor – por u shty pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Autori Tom Bower i tha Page Six në tetor se familja mbretërore ishte “shumë nervoze” për librin dhe e quajti atë një “bombë me sahat”.
“Dhe do të ketë më shumë materiale rreth mënyrës se si ata u shpërfillën dhe gjithë pjesa tjetër e akuzave kundër familjes mbretërore,” shtoi ai.
Harry dhe Meghan kanë punuar gjithashtu për një film dokumentar të Netflix që kur dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni në vitin 2020.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...