Aktorja e njohur, Eva Mendes, ka ndarë një lajm të gëzueshëm për të gjithë fansat e saj. Ajo do t’i rikthehet sërish aktrimit, pas 6 vjetësh mungesë.
“Unë duartrokas për ato gra që mund t’i bëjnë të gjitha, por unë nuk jam një prej tyre dhe kam një zgjedhje për të mos punuar dhe e kuptoj sa me fat jam që është edhe një zgjedhje. Jam e lumtur që kam patur mundësi të qëndrojë me vajzat e mia, por tani që ato janë rritur unë kam filluar të ndiej sikur ambicia ime po kthehet, më ka lindur sërish dëshira për të aktruar”,u shpreh Eva për ‘The Sunday Morning Herald’.
46-vjeçarja u shkëput nga aktrimi që në vitin 2014. Ajo është e martuar me aktorin Ryan Gosling dhe kanë dy vajza, njëra 6 dhe tjetra 4 vjeçe.

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026