Të gjithë janë adhuruesit e këtij seriali janë duke e pritur me padurim publikimin e sezonit të katërt, “La Casa de Papel”.
Sezoni i ri i cili në anglisht njihet si “Money Heist”, do të publikohet më 3 prill, transmeton portali arbresh.info
Seriali ka një llogari të ndjekur nga mbi shtatë milionë njerëz në rrjetin social Instagram, ku përmes disa videove të shkurtra të publikuara së fundmi, kanë treguar titujt e tetë episodeve të reja të sezonit të katërt.
Të tetë episodet do të publikohen përnjëherësh në të njëjtën kohë (por me ndryshime varësisht nga ora lokale e shtetit ku ndodhen shikuesit).
Në Kosovë, “La Casa de Papel”, do të jetë i disponueshëm me sezonin e katërt më datë 3 prill në orën 9:00, referuar të njëjtës orë lokale që ka me Italinë, e që është shteti më i përafërt që ndodhet në listën e shteteve të njoftimit zyrtar të serialit në Instagram, për zonat kohore të transmetimit.
Episodi i parë do të titullohet “Loja mbaroi”, ku protagonist kryesor do të jetë profesori i zhgënjyer nga mendimet se ka humbur Rakelën. Episodi i dytë titullohet “Dasma e Berlinit”, kushtuar personazhit me po të njëjtën nofkë, ndërsa i treti me radhë titullohet “Mësimi i Antonit”.
“Pasodoble” është episodi i katërt e që në fokus duket se ka vallëzimin e njohur spanjoll, “5 minuta më herët” do të quhet episodi i pestë dhe “TKO” i gjashti.
Ndërkohë, dy episodet e fundit të sezonit të katërt të këtij seriali, përkatësisht i shtati dhe i teti mbajnë titujt “Goditni tendën” dhe “Plani i Parisit”.
Krahas njoftimit për kohën e publikimit, është publikuar edhe nga një ‘trailer’ i shkurtër për secilin episod, e që duket të jetë vërtetë emocionuese për ata që po e presin me endje.
Ndryshe, Netflix ka paralajmëruar edhe publikimin e dokumentarit më të ri, kushtuar ekskluzivisht suksesit të serialit, që titullohet “La Casa de Papel: El Fenómeno”. /arbresh.info/
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...