Nëse keni menduar që dasma e Xhensilës dhe Besit ishte e fundit ndër radhët e artistëve të mirënjohur të showbizit shqiptar, përgatituni pasi në data e sotme do i japin fund beqarisë edhe dy prej personazheve më të dashur për publikun, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.
Për dasmën e këtij çifti u fol shumë gjatë në media, ndonëse ditët e fundit në të gjitha portalet dhe mediat e ndryshme rozë mbizotëroi heshtja aq sa shumë syresh mund të kenë menduar nëse do të zhvillohet ose jo dasma e shumëpritur e 10 shtatorit, shkruan living. al.
Ndryshimet e fundit të vendit ku do të mbahej ceremonia nga Prishtina në Tiranë e më pas në Durrës ngjallën dyshime tek çdokush, por ceremonia do të zhvillohet dhe tashmë kanë nisur edhe përgatitjet e para.
Tashmë ka nisur ndërtimi i tendës 2000m2 buzë bregut të detit ku do të mbahet dasma e vitit dhe disa pamje nga ambienti ku do të kurorëzohen çifti mund t’i shihni më poshtë.

Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...