Petro Xhori dhe Olsi Bylyku e kanë publikuar këngën e re, “1 gotë dashni”, të cilën e kanë kompletuar edhe nga na vizuale.
Muzikën e kësaj kënge e ka bërë kantautori i suksesshëm, Irkenc Hyka.
Sa i përket tekstit, atë e kanë shkruar vet dy interpretuesit, Petro dhe Olsi.
Kënga është projekt i Unix Production, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë JoJo.
Për realizimin e videklipit është angazhuar produksioni Imagine Films.
“Ky është bashkëpunimi im më i ri me mikun tim, Petro Xhori! Faleminderit lokut të zemrës Irkenc Hyka dhe JoJo për këtë projekt të mrekullueshëm”.
“Shpresoj t’ju pëlqejë dhe të jete një nga këngët që shoqërojnë verën tuaj”, ka shkruar Olsi në Instagram, i cili njihet për rolin e Kimikatit në spektaklin e humorit, Portokalli.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...