Kim Kardashian dhe vajza e saj North shkëlqyen në dasmën e motrës së madhe, Kourtney Kardashian e cila kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me bateristin Travis Barker në Portofino të Italisë të dielën.
41 vjeçarja, dukej mahnitëse e veshur me një fustan të zi me mbulesë dantelle përgjatë trupit, të shoqëruar me një varëse kryq të zbukuruar me ar dhe xhevahir.
Ndërsa fëmija i saj i madh, North tetë vjeçe, kishte veshur një mantel të zi të rrjedhshëm.
Kim kishte realizuar një makijazh të errët, ndërsa lidhte krahët me Northin pas ceremonisë në kështjellën Castello Brown.
North veshi këpucë me platformë me mantelin e saj të zbukuruar së bashku me një tufë unazash.
Kujtojmë se Kourtney dhe Travis u martuan për herë të tretë, pas disa ceremonive që kishin realizuar më herët. /arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...