Kim Kardashian në një intervistë të fundit ka zbuluar se ajo po mëson nga 18 orë në javë për t’u bërë avokate më së largu në vitin 2022.
Ylli televiziv foli për planet e saj për të ardhmen në një intervistë për Vogue, shkruan portali arbresh.info
Kardashian West ende kalon kohën e saj duke xhiruar serialin e shumë shikuar, “Keeping up ëith the Kardashians”, duke punuar në bizneset e saj të bukurisë, e dukeu kujdesur për familjen – por së fundmi ajo ka punuar edhe si praktikante në një firmë ligjore në San Francisco.
“Leximi më rrëmben. Është aq konsumues i mirë i kohës. Konceptet i mësoj për dy sekonda”, u shpreh ajo.

Kardashian zbuloi se ajo ishte gjithmonë e interesuar për kriminalistikën, pasi këtë e ka edhe traditë nga familja.
Kardashian nuk e ka një diplomë të fakultetit Juridik, por në Kaliforni një person mund të bëhet avokat nëse e kalon provimin e jurisprudencës pas një praktike katërvjeçare me një avokat apo gjykatës.

Ndërkaq, provimi i jurisprudencës në Kaliforni është shumë i vështirë, pasi që vetëm 41 për qind e atyre që i nënshtrohen janë në gjendje ta kalojnë.
Presim që së shpejti Kimin ta shohim si një avokate të zonjën. /arbresh.info/
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...