Ylli botëror, Kim Kardashian është akuzuar edhe një herë se e ka rregulluar trupin e saj me ‘photoshop’.
Kritikat janë adresuar për fotografitë që i ka publikuar në Instagram të dielën mbrëma, së bashku me mbishkrimin: “E diela me Skims-et e mia”.
Në secilin prej tri imazheve, Kim pozon me krahët e ngritur mbi kokë, e veshur me sutjena sportive nga dhe tuta te gjera sportive.
Megjithatë, vëmendjen e tërhoqi barku, sidomos mungesa e dukshme apo pozicioni i çuditshëm i kërthizës.
Fillimisht, të gjitha komentet ishin të fokusuara se sa “mahnitëse” duket ajo, por dikush shumë shpejt vuri re se bukuroshja kishte harruar të shtonte një kërthizë gjatë montimit. Ndërsa të tjerët pohuan se edhe lëkura e saj dukej e çuditshme.
Vërejtjet skeptike vazhduan, me shumëkënd që pretendonte se ylli televiziv po e përdorte sërish në mënyrë të ngathët Photoshopin.
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...