Anëtarët e familjes zakonisht janë shumë të entuziazmuar kur dikush nga familja mbetet shtatzënë.
Por kur Kim Kardashian zbuloi se motra e saj më e vogël, Kylie Jenner po priste një fëmijë me reperin Travis Scott, “nuk u përgjigj mirë në fillim”, sipas raportit të së martës nga People, transmeton arbresh.info.

Reagimi i saj i parë ishte “Seriozisht?”, tha një burim i kësaj faqe. Ndryshe dihet se Kim është nënë e dy fëmijëve dhe është në pritje të fëmijut të saj të tretë nga një nënë sorogate.
Sikurse Kim po ashtu edhe Kanye u tronditën nga lajmi i shtatzënisë së Kylie Jenner.
“Doli nga askund, një fëmijë nga Kylie ishte gjëja e fundit në radarin e tyre, Kylie është vetëm 20 vjeç dhe nuk ka qenë me Scottin për shumë kohë. Pra, askush nuk e ka menduar këtë”, shtoi më tutje ky burim, transmeton arbresh.info.

Por sigurisht që Kim është e lumtur për motrën e saj, mandej në mes tjerash u tha se Kim do ta mbështesë motrën e saj 100 për qind.
Gjithashtu është interesante sepse fëmijët e motrave Kardashian janë të gjinisë femërore dhe po ashtu do të jenë edhe me moshë të njëjtë, kjo pasi që Kim do të bëhet nënë në janar ndërsa Kyle pak muaj më pas./arbresh.info/

Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...