Kim Kardashian ka kërkuar falje në lidhje me komentet që bëri për ‘gratë në biznes’, ku tha se duhet të ‘ngrihen e të punojnë’.
Ylli televiziv shpjegoi se komentet që bëri ishin nxjerrë jashtë kontekstit dhe theksoi se i vinte keq për mënyrën se si u pritën.
Kardashian u përball me reagime të shumta për deklaratat që tha në një intervistë me Variety.
“Kam këshillat më të mira për gratë në biznes. Ngrihuni dhe punoni. Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë”, tha ylli i “Keeping Up With the Kardashians”.
“Duhet të rrethoheni me njerëz që duan të punojnë”, shtoi ajo.
Megjithatë, nëna e katër fëmijëve pohoi se nuk ishte menduar si një ‘deklaratë e përgjithshme ndaj grave’ në një intervistë të re me “Good Morning America”.

“Nuk ishte një deklaratë e plotë ndaj grave ose të ndihesha sikur nuk e respektoj punën ose mendoj se ato nuk punojnë shumë. Unë e di që e bëjnë”, tha ajo. “Është nxjerrë jashtë kontekstit, por më vjen shumë keq nëse u prit në atë mënyrë”.
“Ajo deklaratë që thashë ishte pa pyetje dhe biseda rreth saj u bë me të vërtetë pa kontekst”, tha Kardashian.
Komentet origjinale Kim i bëri gjatë një interviste për Variety ku po promovonte emisionin e ri të familjes së saj, “The Kardashians”. /Telegrafi/
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...