Aktorja e njohur Nicole Kidman ka deklaruar se martesa e saj me Tom Cruisë e ka mbrojtur atë nga ngacmimet seksuale gjatë periudhës së hershme të karrierës.
Aktorja australiane u martua me Cruisë në vitin 1990, pasi ata luajtën së bashku në filmin “Days of Thunder”, transmeton portali arbresh.info
“U martuam shumë të rinjë, por definitivisht për mua kjo ishte një mbrojtje e madhe”, tha ajo.
“U martova e dashuruar, por të qenit e martuar me një njeri jashtëzakonisht të fuqishëm, më mbrojti nga ngacmimet seksuale”, shtoi ajo.
Çifti u divorcua në vitin 2001.

Duke folur për skandalin e ngacmimeve seksuale në botën e filmit, ajo është shprehur se ka përjetuar momente të këqija, por që nuk do të dëshironte të merrej me to.
Kidman dhe Cruise, të cilët gjatë martesës së tyre kishin adoptuar dy fëmijë, Isabella, tani 25 vjeç, dhe biri Connor, tani 23 vjeç, divorcuar në 2001.
Kidman tha se ndarja me Tom Cruise i dha mundësi asaj që të “rritet”.

Aktorja tani është e martuar me këngëtarin e muzikës country Keith Urban dhe kanë dy vajza./arbresh.info/
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...