Reperi, Unikkatil iu ka bashkuar artistëve tjerë të estradës sa i përket reagimeve për pjesëmarrjen e këngëtarit serb, Goran Bregovic, në festivalin e Korçës.
Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Viktor Palokaj i njohur si Unikkatil ka bërë një reagim të ashpër.
Rep-artisti, ndër të tjera ka shkruar se ai koncerti duhet të bojkotohet, kjo do ishte mënyra më e mirë për ta ndaluar performancën e Bregovic në festival.
“Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bô ndaj Shqiptarëve të Kosovës. Ndëshkimi mà i mirë ish kônë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë e k** përgjithmonë”, ka shkruar Unikkatil.
Ndryshe, reperi nuk është edhe aktiv me postime në rrjete sociale, megjithatë nuk heziton të bëjë reagime lidhur me problemet në shoqëri e sidomos ato që kanë të bëjnë me kombin.
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë