Është një ndër këngëtarët më të njohur, këngët e të cilit janë shndërruar në hite në mbarë botën, por edhe në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Malumën, i cili është edhe autor i këngëve të njohura në bashkëpunim me Shakirën si: Chantaje apo Trap.
Por këtë herë Maluma vjen ndryshe, ai ka folur shqip.
Siç dihet, shpesh artistët e famshëm në rrjetet e tyre sociale, ku numërojnë miliona ndjekës nga e gjithë bota, dalin Live dhe presin komente nga fansat, e më pas u kthejnë atyre përgjigje për çdo pyetje të drejtuar.
Këtë herë Maluma ka marrë një përshëndetje mjaft të veçantë nga një shqiptare në Instagramin e tij.
Një nga fanset e tij ka shkruar ‘O ta ha zemrën mashallah baby’, fjali të cilën këngëtari më pas e ka lexuar në shqip.
Ndoshta kjo aftësi e Malumës vjen për shkak se ai ka mikesha shqiptare si Rita Ora dhe Bebe Rexha, me të cilën është përfolur edhe për një lidhje dashurie./TCH/


Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...