Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli zhvilloi takim në Londër me të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.
Në këtë takim, e shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, transmeton Arbresh.info.
“Gjatë këtij takimi, ministrja Pacolli prezantoi prioritetet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke vlerësuar lart ndihmën dhe ekspertizën e çmuar britanike që po mbështet reformat drejt zhvillimit të Kosovës. U theksua veçanërisht rëndësia e planifikimit hapësinor si një mjet kyç për të garantuar gjithëpërfshirje dhe barazi për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Pacolli shprehu mirënjohje për pritjen e ngrohtë të Dame Karen Pierce dhe për gatishmërinë e saj të vazhdueshme për të qëndruar krah Kosovës në adresimin e sfidave të përbashkëta./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...