Kendall Jenner ka pozuar së fundmi për revistën prestigjioze “Vogue”.
Modelja më e paguar në botë është shfaqur në një seri të fotografive për numrin e muajit Prill të kësaj reviste, transmeton Arbresh.info.
Përveç kësaj, modelja 21 vjeçare ka folur edhe për jetën private duke e konfirmuar se është në lidhje me yllin e basketbollit, Blake Griffin dhe se dëshiron të ketë fëmijë në moshën 28 ose 29 vjeçare.
Kendall ka adresuar edhe thashethemet se ajo është lesbike duke thënë se fakti që është më ndryshe se motrat e saj nuk do të thotë që ajo mund t’i përkas komunitetit LGBTI.
Ajo e ka mohuar të jetë transgjinore po ashtu duke thënë se nuk ka asgjë për të fshehur dhe po qe se do të ishte e tillë do ta tregonte./Arbresh.info

Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...