Supermodelja e njohur Kendall Jenner javëve të fundit u përfolur për një lidhje më yllin e NBA Ben Simmons.
Por, të hënën modelja e njohur u kap ‘mat’ me vëllain e modeleve të njohura Gigi dhe Bella Hadid, shkruan arbresh.info.
22 vjeçarja u fotografua në momente intime me modelin 18 vjeçar Anwar Hadid gjatë eventit të CFDA.
Disa imazhe të publikuara në Daily Mail shihet dyshja duke ndarë një puthje edhe pse fytyra e tyre nuk vërehet çart, por duke u bazuar në stilin e flokëve dhe veshjen mediat kanë spekuluar për lidhjen e re të krijuar në mes të Kendall dhe Anwar.
Më vonë Jenner ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram një imazh të tatuazhit që modeli ka në dorë.
Së fundi 18 vjeçari ishte në lidhje me aktoren Nicola Peltz e cila nuk ishte e pranishme në event, së fundi çifti u paraqiten së bashku në gjatë muajit maj në mbrëmjen e markës Prada.
Ndërsa, Kendall dhe Anwar kanë qenë miq të mirë për disa vite dhe shumë shpesh kanë marrë pjesë në organizime të ndryshëm së bashkë./Arbresh.info/






Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë