Sidoqoftë, ata që ishin duke bredhur rrugëve të Brooklyn vështirë që e kanë ditur se pranë tyre ndoshta ka shëtitur edhe aktori amerikan.
E gjithë kjo pasi që ylli i filmit “Speed” ka rritur flokët dhe mjekrën dhe pranë një studio filmike ishte ulur në një karrige teksa në kokë kishte një kapelë, transmeton Telegrafi.
Ai e kaloi kohën duke u përgatitur për xhirimet e një filmi që bënë fjalë për një vrasës të pamëshirshëm të njohur si John Wook, i cili do të jetësohet për herë të tretë.
Dy filmat e parë ishin hit i vërtetë pasi që kanë arkëtuar mbi 260 milionë dollarë prej shfaqjeve në kinematë anembanë botës.
Pos këtij filmit, Reevesin këtë vit do të jemi në gjendje ta shohim në dramën shkencore-fiktive “Replicas” dhe në trillerin “Siberia”.

Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...