Kate Moss dëshmoi me video për vetëm tre minuta të mërkurën në gjyqin, Johnny Depp-Amber Heard, duke hedhur poshtë një thashetheme se Depp e kishte shtyrë atë shkallëve të lartë kur ishte i dashuri i saj në vitet 1990, transmeton arbresh.info.
Supermodelja 48-vjeçare, duke folur nga shtëpia e saj angleze në Gloucestershire, i tha gjykatës në Virxhinia se ajo dhe Depp kishin qenë në një lidhje romantike nga viti 1994 deri në vitin 1998, raporton TheGuardian.
Avokati i Depp-it, Benjamin Chew, e pyeti Mossin nëse kishte ndodhur ndonjë gjë ndërsa ata ishin me pushime në resortin GoldenEye në Xhamajka.
“Ne po dilnim nga dhoma dhe Johnny doli nga dhoma para se unë, dhe kishte pasur një stuhi shiu. Teksa dola nga dhoma, rrëshqita poshtë shkallëve dhe lëndova shpinën time”, tha Moss para gjykatës përmes videove./arbresh.info/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike