Justin Bieber ka bërë një vizitë të papritur tek ish e dashura Selena Gomez.
Megjithëse mediat e paraqiten si një tradhti të Gomezit ndaj të dashurit, The Weeknd, por ky i fundit ishte në dijeni të takimit.
Burime për Daily Mail kanë pohuar se mes tyre nuk ka pasur asnjë moment romantik dhe arsyeja e vërtetë e këtij takimi është thjesht shëndeti i Selenës, e cila muaj më parë ka bërë transplantin e veshkës.
Mesa duket 23-vjeçari ende shqetësohet për shëndetin e ish- të dashurës.

“Thjesht Selena po përpiqet që të bëjë paqe me Justin pas sëmundjes së saj”, u shpreh burimi.
Theksojmë se Selena dhe Justin u lidhën në vitin 2011 e ndërsa i dhanë fund marrëdhënies së tyre, pas katër vitesh.
Ndryshe, dyshja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojnë gjatë muajve të ardhshme.

Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...