Sonte në orën 20.00 në TV Klan dhe në 22.00 në TV Dukagjini do të transmetohet episodi i radhës i programit Lufta e Nuseve. Njëra nga nuset konkurente është aktorja e mirënjohur e humorit, Rudina Dembacaj.
Rudina ka krijuar një galeri personazhesh përgjatë viteve në spektaklet e humorit në Shqipëri. Por, ajo qëlloi në shenjë qysh në përpjekjen e saj të parë, kur imitoi Kryetaren e Parlamentit të asaj kohe, Jozefina Topallin.

Organizatorët e Lufta e Nuseve na bëjnë të njohur se aktores në fjalë i është bërë një surprizë e këndshme në ditën më të rëndësishmëe të saj. 
Zonja Topalli mirëpret idenë e organizatorëve për të qenë e pranishme në një mënyrë mjaft të këndshme, duke ia bërë këtë ditë edhe më të paharrueshme.
Ndiqeni sonte në Lufta e Nuseve!

Foto: Gentian Ferhati
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...