Aktorja e njohur Angelina Jolie ka treguar se dhuna seksuale prek të gjitha gjinitë, prandaj ajo zgjedh që të bisedojë hapur me fëmijët e saj për këtë temë.
43-vjeçarja ka folur për “Marie Claire” mbi viktimat e sulmit seksual dhe përdhunimet, transmeton portali arbresh.info
“Dhuna seksuale në konflikte është ende një subjekt tabu. Fëmijët dhe meshkujt e mbijetuar dhe fëmijët e lindur nga përdhunimet, trajtohen sikur janë ata që bërë diçka të gabuar”, tha ajo.
Sipas saj, kjo metodë duhet të ndryshojë patjetër.
Megjithëse Jolie punon pa u lodhur për të pasur ndikim të rëndësishëm në të gjitëh botën, ajo shton se vetëdija duhet të fillojë në shtëpi.
Kjo është edhe pikërisht arsyeja pse ajo zgjedh të flasë me gjashtë fëmijët e saj për tema të ndryshme.
Në ndërkohë, Jolie është duke jetuar ditët pas fortunës së divorcit me Brad Pitt./arbresh.info/
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...