Jessie J ka bërë një përditësim shëndetësor me fansat e saj teksa zbuloi operacionin e kancerit të gjirit.
Këngëtarja 37-vjeçare, foli në rrjete sociale pasi gjatë muajit qershor zbuloi diagnozën e saj të kancerit.
Duke ndarë fotografi në një shtrat spitali, ajo zbuloi se ishte operacuar dhe ndau pamje me djalin e saj dhe partnerin, Chanan Colman.
“Ky postim përmban uljet dhe ngritjet e sinqerta të 48 orëve të fundit. Unë do të tregoj gjithmonë pjesët e mira dhe të vështira të çdo udhëtimi që kaloj. Falënderoj kirurgun tim dhe të gjitha infermieret që u kujdesën për mua dhe të gjithë familjen time/miqtë e mi që erdhën për vizitë”, shkroi ajo.
Ajo shtoi se është kthyer në shtëpi duke shkruar: “Tani jam në shtëpi, për të pushuar dhe për të pritur rezultatet”.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali