Jennifer Lopez xhiron këngën spanjolle me grupin kuban. Jennifer Lopez me sa duket u është kthyer rrënjëve të saj. Bukuroshja 47 vjeçe ishte parë teksa po xhironte videon e saj të re muzikore përkrah grupit kuban, “Gente de Zona”, në “Islamorada” në Floridë. Videoja është për “Ni Tu Ni Yo”, që është kënga e parë e J.Lo-së për albumin e saj që po vjen në gjuhën spanjolle. Kosova Sot
Treshja ishte parë teksa po xhironte në një bar te “Ocean View Sports Pub”, që dukej të ishte një natë vere. J. Lo dukej shumë tërheqëse me këtë rast, veshur me një veshje të kuqe, mbuluar me detaje të kuqe dhe të arta. Një rrip i artë prej litari ishte lidhur përreth belit të saj derisa si zakonisht kishte dhe një palë vathë. Po ashtu kishte dhe shumë xhingla dhe unaza të mëdha prej arit.


Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...