Jennifer Lopez duket mahnitëse me veshje sportive

12:22 | 17 Shtator 2021

Jennifer Lopez i ka mbushur 52 vjet, mirëpo trupi i saj nuk e tregon këtë moshë.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, së fundmi është bërë kryetemë e faqeve rozë për shkak të lidhjes me Ben Affleck, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info

Së fundi JLo tregoi linjat e tonifikuara në veshje sportive me ngjyrë të bardhë dhe një palë atlete “Nike” të bardha me nuanca shumëngjyrëshe.

Në veshjen me belin zbuluar dhe një palë sytjena ngjyrë rozë, JLo dukej në formë të mrekullueshme, aktorja e “Hustlers mbante sendet e saj në një çantë të zezë Birkin të lëkurës së krokodilit me detaje ari.

Sa i përket grimit, Jennifer përforcoi pamjen e saj me një buzëkuq nudo. Përkundër rasteve të reja me COVID-19 në Los Angeles, ylli i “Enough” zgjodhi të shëtiste pa maskë.
Ndryshe, Lopez mori pjesë në Met Gala bashkë me partnerin e saj, aktorin Ben Affleck.

Çifti u ribashkuan pas 17 vitesh në prill të këtij viti. Lidhja e tyre erdhi menjëherë pas ndarjes nga i fejuari, Alex Rodriguez.

Jennifer dhe Ben fillimisht ishin në një lidhje romantike në vitin 2002, ndërsa i dhanë fundi romancës në vitin 2004. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara