Këngëtarja Adelina Thaçi, dikur e njohur si vajza e Cimes, e që më pas krijoi identitetin e saj artistik, ka qenë e angazhuar në muzikë që në moshë të re dhe që në fillim e ka dëshmuar fuqishëm vetën dhe talentin e saj.
Ajo cilësohet si një ndër zërat më të mirë të muzikës sonë, shkruan “Kosovarja”.
Adelina është e shkolluar për muzikë dhe është pedagoge muzike.
Vite më parë ajo ka qenë shumë më prodhuese edhe si këngëtare, por jo më.
Ka kohë që aktiviteti i Adelinës në këtë drejtim është stopuar.
Këngëtarja e shumë hiteve dhe pjesëmarrjeve në festivale, e çmimeve dhe duartrokitjeve, tani po rri larg skenës, me gjasë për t’ju përkushtuar sa më shumë jetës familjare.
Adelina është e martuar me Bardhyl Metën, i cili së fundi po përballet me një sëmundje të rëndë, gjë për të cilën ka folur publikisht edhe vetë këngëtarja e njohur.

Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...