Warner Bros ka bërë xhirimet e para të Lare-s së re, të cilën e aktron Alicia Vikander, fituesja e vitit të kaluar të çmimit Oscar për rolin në filmin “The Danish Girl”.
Angelina Jolie kishte sjellë Lara Croft-in e popullarizuar në ekranin e madh dhe në ekranizimin e video-lojës Tomb Raider.
Por, në vazhdimin e tretë të filmit të popullarizuar rolin e heroit do ta luajë bukuroshja Alicia Vikander.
Regjisori i filmit Roar Uthaug tha se Vikander është brilante dhe se shpreson që filmi do të jetë hit i madh.
“Alicia është thelluar në personazh, si nga ana emotive, po ashtu edhe nga ana fizike”, tha Uhtaug.
Aktorja Vikander ka thënë se Lara është ikonë e vërtetë dhe shpreson se do të bëhet idol për shumë vajza të reja.
Ndryshe, “Tomb Raider” në kinema vjen kah mesi i vitit 2018.

Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...