Është publikuar një datë e rikthimit të Këngës Magjike në ekran.
Festivali i përvitshëm i muzikës, “Kënga Magjike”, i drejtuar nga Ardit Gjebrea, nuk do të mungoj gjatë, shkruan lajmi.net.
Këngëtarët po përgatisin projektet e tyre për të na i prezantuar në fillim të festivalit, i cili edhe kësaj here do të vendosë në garë konkurruesit për të fituar çmimin e parë.

Së fundmi, është zbuluar edhe një nga pjesëmarrëset e cila e ka bërë vetë të ditur këtë lajm.
Teksa i është përgjigjur ndjekësve në InstaStory, këngëtarja Orgesa Zaimi ka treguar se do të marrë pjesë këtë vit në festival.Por cila është data në të cilën do të nisë “Kënga Magjike”? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Ardit Gjebrea.
“Në 21 mars 2012 fillojmë tek @edielashqiptare dhe në 29 maj përfundojmë finalen”- ka treguar ai krahas postimit.
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet